Edhe zyrtarisht nis fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Rahovecit

Gjatë ditës së enjte edhe zyrtarisht ka nisur fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Rahovecit, ecurinë e nisjes së kësaj fushata nga afër e kanë parë, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku dhe Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit. Lidhur me nisjen e fushatës së korrje-shirjeve, kryetari Latifi ka thënë se dihet se gruri është një kulturë strategjike për vendin tonë, ndaj fermerët tanë i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, me shpresën të kemi një vit sa më të mbarë. “Uroj të kemi rendimente më të larta të prodhimit, në mënyrë që sadopak t’ju shpërblehet djersa dhe mundi i punës së tyre. Qoftë vit i bereqetshëm” është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …