Edi Rama bisedë telefonike me Zelenskyn: Shqipëria do ofrojë ndihmë humanitare

Në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Situata në Ukrainë, ndihma humanitare dhe ushtarake si dhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev kanë qenë në fokus të bisedës telefonike mes Ramës dhe Zelenskyt. Rama i ka bërë të ditur Zelenskyt se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake. Gjithashtu përgjatë vitit 2023, Shqipëria do të hap ambasadën e saj në Kiev, raporton rtsh.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Sot është 7 vjetori i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

7 vite më parë (14 dhjetor 2018) , me 106 vota Pro dhe një Abstenim, …