Edi Rama: Do të ketë rritje historike të pagave, pensioneve dhe investimeve kapitale në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2026, do të ketë rritje historike të pagave, pensioneve dhe investimeve kapitale në Shqipëri. Ai ka theksuar se Shqipëria tani është në një nivel tjetër duke shtuar më tutje se ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të të gjithë njerëzve. “Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike. Ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë” ka theksuar kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Kontestime mbi vendimin e Apelit në rastin e Salih Mustafës

Paneli i Gjykatës së Apelit sot miratoi pjesërisht apelin e Salih Mustafës kundër vendimit të …