Edi Rama: Edhe një herë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë

Edi Rama: Edhe një herë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “edhe njëherë tjetër, Parlamenti është i detyruar të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për shkak të një historie tanimë të zakonshme me Ilir Metën”. “Edhe një herë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Edhe një herë tjetër, për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvend i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidentit të Republikës në një frëngji prej ku sulmon nga të katër anët duke qenë ne këtu 100%, jo 99%, në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE”, – tha Rama. Sipas tij, “është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur dhe të pandryshueshëm të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode, për të thënë më të paktën, dhe të turpshme për ta thënë me të gjitha fjalët deri në fund”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …