Edi Rama falënderoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me qeverinë

Edi Rama falënderoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me qeverinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kërkoi falje të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjet e ditës së sotme gjatë zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme. “Dua t’u kërkoj sot ndjesë të gjithë shqiptarëve pa dallim, por edhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjen e sotme. Shfaqjen e sotme e dha opozita, por faturën e kësaj e merr përsëri e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave me BE-në dhe nuk i meriton as baltën as tymin një opozite që kruhet nga frika e Reformës në Drejtësi.” Rama tha se kishte bërë sa mundur për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut dhe se nuk ishte zgjedhja e mazhorancës zgjedhja e kryeprokurores së re në mënyrë të njëanshme.  Kryeministri ka falënderuar edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me shumicën në qeveri. Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama u zgjodhën me miratimin e Sali e Berishës dhe të gjithë u fyen publikisht, u shanë, baltosën nga po Sali Berisha dhe partia e tij, sepse u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar kushtetutën dhe ligjin. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …