Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar letrën zyrtare që ka pranuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me ftesë për t’u bashkuar në Bordin e Paqes, një iniciativë ndërkombëtare për forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen e konflikteve globale. Në letrën e datës 16 janar 2026, Trump e përshkruan Bordin si një organ ndërkombëtar dhe administratë qeverisëse tranzitore, që bashkon udhëheqës botërorë dhe kombe të dalluara për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore. Rama ftohet të përfaqësojë Shqipërinë si Shtet Anëtar Themelues, duke marrë pjesë në takime dhe vendimmarrje, sipas Statutit dhe Planit Gjithëpërfshirës të Bordit, të cilët janë bashkëngjitur për ratifikim. Ky është një hap i veçantë për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, duke e pozicionuar vendin si një nga aktorët kryesorë në ndërtimin e paqes botërore, mirëqenies dhe stabilitetit rajonal, sipas ftesës së presidentit amerikan. Rama ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në këtë iniciativë historike dhe për të bashkëpunuar me udhëheqës globalë në realizimin e objektivave të Bordit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
