Edi Rama

Edi Rama: I shpreha Ukrainës tërë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë për rezistencën kundër pushtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se  ka pasur  një telefonatë nga kryetari i Ukrainës  Zelensky, i cili e ka falënderuar  për gjithçka që Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për Ukrainën, për Evropën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkë-penëmbajtës me Amerikën në Këshillin e Sigurimit, te ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimin  intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha Ukrainës të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …