Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Bota ka ndryshuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Zëvendës-ndihmës Sekretari  amerikan i Shtetit,  Gabriel Escobar tha se bota ka ndryshuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës duke theksuar se forca e mbështetjes për Ukrainën gjatë ditëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Ne i bashkohemi thirrjes ndërkombëtare për të gjitha vendet, dhe veçanërisht ato në Evropë, për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të refuzuar pa ekuivok pushtimin e paligjshëm nga Rusia të fqinjit të saj, Ukrainës. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëgjuar këtë thirrje. I përgëzoj ato për qëndrimin e tyre të vendosur krah Bashkimit Evropian dhe botës së lirë. Duhet ta vëmë Rusinë përpara përgjegjësisë dhe të ndihmojmë Ukrainën që të zmbrapsë forcat pushtuese përpara se mizoritë të shumëfishohen dhe konflikti të destabilizojë më tej Evropën. Veprimet e bashkërenduara nga aleatët dhe partnerët kanë rritur me shpejtësi presionin mbi Vladimir Putin. Forcat ukrainase po ngadalësojnë pushtimin dhe po shkaktojnë viktima të konsiderueshme midis forcave ruse. Sanksionet tona e kanë shkëputur Rusinë nga sistemi financiar botëror dhe ekonomia ruse ka filluar të shpërthejë. Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do t’i kushtojë Rusisë shumë, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …