Edi Rama

Edi Rama: Jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çliruar Kosovën nga ferri i Milosheviçit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave që Gjykata Speciale ka ngritur për presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli. Ai ka shkruar se ndihet tepër i indinjuar nga ky lajm. Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviqit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Evropës!

Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …