Edi Rama

Edi Rama ka sfiduar Serbinë që të hapë tregun me Shqipërinë, për furnizim me grurë nëse vlen nisma “Ballkani i Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sfiduar Serbinë që të hapë tregun me Shqipërinë, për furnizim me grurë nëse vlen nisma “Ballkani i Hapur” Duke kujtuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, Rama ka theksuar se tashmë është momenti që Serbia të tregojë që kjo nismë e përbashkët vlen po kaq shumë edhe për ata. Serbia vendosi bllokimin e eksporteve të grurit, si pasojë e krizës nga lufta në Ukrainë. “Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë. Kemi kompanitë tona të grurit dhe kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi dhe ne duam ta hapim këtë rrugë me diplomaci. Me Ballkanin e Hapur pra. Nëse vlen diçka kjo nismë, ja vlen tani. Ta tregojnë edhe ata, ta tregojë Serbia që janë po kaq seriozë për Ballkanin e Hapur, le ta hapin”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …