Edi Rama

Edi Rama: Nuk e heqim Ilir Metën vetëm për ta dërguar përfaqësuesin tonë në Presidencë

Kryetari  i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla,  ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama i ka dërguar një letër të bardhë Lulzim Bashës, ku i thotë se çfarë do e se së bashku do ulen në tavolinë, që të negociojnë. “Mandati ynë i tretë do jetë ndryshe në qasje dhe në atë që duam të bëjmë për Shqipërinë. Kaluam një fushatë të fortë, fushata ishte më e vështira që kam kaluar. Ajo që na duhet është që Meta të mos jetë president, sepse kjo i shërben vendit. Ne jemi PS dhe jemi në mandat të tretë, sepse kemi çuar përpara reforma, edhe kur kemi vënë në rrezik shumicën tonë parlamentare. Ne nuk heqim Metën që të çojmë përfaqësuesin tonë në Presidencë. Rama i ka dërguar  një letër të bardhë Lul Bashës, ku i thotë, shkruaj çfarë do dhe bujrum të ulemi në tavolinë ta negociojmë”, tha Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …