leoni

Edi Rama: Përtej pretendimeve është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre

Edi Rama: Përtej pretendimeve është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre

Për kryeministrin Edi Rama nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi, është imediate. Në konferencë me homologun hungarez, Rama tha se është i fokusuar për ta bërë të mundur lirimin e tyre sa më parë. “Është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi, përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen në NATO është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre policët nuk kanë bërë asnjë krim dhe edhe nëse do supozonin se kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja ka vetëm një përgjigje, kthimin në shtëpi. Jemi fokusuar për ta bërë këtë të mundur po përdorim gjithë kanalet që të ndodhë sa më parë.” u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe zhvillimet në veri, për të cilat u shpreh se mundësia që i është dhënë Kosovës përmes dokumentit është një mundësi e artë”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …