Edi Rama: Prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave, janë rindërtuar nga e para 340 qendra shëndetësore

Edi Rama: Prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave, janë rindërtuar nga e para 340 qendra shëndetësore

Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama ka deklaruar se po vijojnë pa u ndalur investimet në shëndetësi, ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 qendra shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Ndërsa shpërndau në rrjetet sociale foto të qendrave shëndetësore, Rama tha se “që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1 milion e 200 mijë qytetarëve. Me programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave sigurohet rehabilitimi i 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave për vitin 2023, duke i çuar në 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara që me fillimin e këtij programi.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …