Rama

Edi Rama: Presidenti, që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Republikës Ilir Meta teksa tha sot se për radhët në Kakavijë përgjegjës është Rama, që njëkohësisht është edhe ministër i Jashtëm. Pas këtyre deklaratave, Edi Rama shkruan: “Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavijë, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë ,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Amerikanët nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes së dialogut Kosovë–Serbi

Analisti Lulzim Peci ka komentuar takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, …