Gentrit Hafir Shala: Letër mbështetëse kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Gentrit Hafir Shala: Letër mbështetëse kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

I nderuar z. President Thaçi,

Në mesin e shumë problematikave, shumë shkurt dhe qartë po i’u drejtohem për çështjen të cilën e ndjej obligim personal dhe kombëtar!

E vërtet se në tryezën e bisedimeve do diskutohet dhe zbardhja e fatit të më shumë se 1644 të pagjeturve, për çka jam i sigurt se pala kosovare do bëjë të pamundurën, por të jeni i vetëdijshëm se:

Nëse gjatë bisedimeve, nga pala Serbe kushtëzohet zbardhja e fatit të të pagjeturve me marrëveshje e në dëm apo ndarje të Kosovës, Kosovën mbaje sovrane, të paprekshme dhe me integritet të plotë territorial!

Le të mbaroj historia dhe dhimbja me këta të zhdukur, mos të zhdukemi dhe ne të tjerët për atë copë toke dekada më vonë!

Jeta është kaluese, përjetësia është me më rëndësi, e përjetshme të mbes Kosova, ne të dashurit tanë do i takojmë në botën tjetër, Kosovën ta lëmë si duhet, ky ishte qëllimi i të rënëve për liri, e kemi amanet!

Që ky amanet të përjetësohet unë isha dhe jam i gatshëm të zhdukem si babai im por ti bëj dëm Kosovës qe babai im të kthehet, assesi!

Vërtet e dua familjen dhe brenda familjes vdesim për njëri tjetrin, të gjithëve na mungon Babai por ne të gjithë bashkë Kosovën se falim për asgjë, kështu ma la amanet Baba, kështu më edukoj Nana, kështu mendon secili që ndjen veten shqiptar!

I bindur se hapave të tillë do vazhdoni dhe ju ashtu siç jeni dëshmuar një jetë të tërë. Si një djalë prindi i të cilit ende figuron i zhdukur që nga lufta e fundit 98/99, desha vetëm të ua lehtësoj barrën shpirtërore në rast se do gjendeni para një momenti të tillë.

Me respekt,

 

Gentrit Hafir Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …