Edi Rama: Procesi në Gjykatën e Hagës nuk përbën padrejtësi vetëm ndaj disa individëve por ndaj vetë popullit të Kosovës

Pas vizitës në Gjykatën e Hagës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur sërish revoltën e tij ndaj procesit që po zhvillohet atje kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Ai ka theksuar se procesi gjyqësor që po zhvillohet atje, nuk përbën vetëm një padrejtësi ndaj disa individëve, por ndaj vetë popullit të Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij. “Drejtuesit e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, kanë luajtur rol vendimtar jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe në heqjen e asaj që ai e quajti një njollë të rëndë historike për Europën. Padrejtësia nuk u bëhet thjeshtë disa udhëheqësve të popullit të Kosovës në luftën për liri, por po i bëhet vetë atij populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, por që falë ushtrisë çflirimtare të Kosovës, falë Hashim Thaçit, falë Kadri Veselit, falë Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve, çliroi edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada e dekada turpi me radhë. Zoti qoftë me burgosurit pa gjyq të Kosovës, në Hagë, që prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, janë pengje, pengje të një padrejtësie, një padrejtësie në Europën e lirisë demokracisë e shtetit ligjor” ka thënë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Moslejimi i Salih Mustafës një vizitë te babai i tij i sëmurë rëndë është vendim i padrejtë

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të …