Edi Rama

Edi Rama: Prova e parë e grupeve parlamentare do të jetë votimi i Gramoz Ruçit kryetar i ri i Parlamentit

Një ditë përpara nisjes së sesionit të ri në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri  Edi Rama mblodhi grupin e ri parlamentar të dalë nga zgjedhjet e qershorit. Prova e parë e grupeve parlamentare do të jetë votimi i Gramoz Ruçit si kryetar i ri i Parlamentit, për të cilin Rama kërkoi nga Partia Demorkatike ta votojë si një ndër deputetët me më shumë eksperiencë parlamentare dhe në favor të një klime të mirë politike në Parlament.  Kundërshtarëve tanë u them se nëse refuzojnë të votojnë Gramozin, refuzojnë të votojnë një herë deputetin më të vjetër dhe 100 herë se refuzojnë të kuptojnë se Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u duhen topat e baltës së hedhur nga politika, deklaroi me këtë rast Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …