Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që mbledh sipërmarrës, ekspertë dhe përfaqësues ndërkombëtarë nën organizimin e Delphi Forum, foli për mundësitë e reja që Shqipëria po ofron për investime dhe zhvillim ekonomik. Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë po shënojnë një fazë të re bashkëpunimi strategjik, duke nënvizuar se të dy popujt kanë kuptuar se gjeografia përbën një mundësi dhe jo një barrierë. Sipas tij, Shqipëria po shfaq më shumë vetëbesim dhe ambicie në arenën ndërkombëtare. Kryeministri vuri në dukje se imazhi i vendit ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit. “Shqipëria nuk është më spektatore nga cepi, por një vend që projekton vetëbesim dhe vizion. Sot shihemi si një vend ku zhvillimet marrin formë”, u shpreh ai. Në fjalën e tij, Rama renditi disa prej arritjeve që, sipas tij, e kanë transformuar Shqipërinë: hapjen në kohë rekord të të gjithë kapitujve të negociatave me BE, dyfishimin e PBB-së, rritjen e sektorit të turizmit, investimet e mëdha infrastrukturore, përpjekjet kundër korrupsionit, rritjen e pagave dhe ringritjen e industrisë ushtarake. “Transformimi i vendit nuk është një premtim politik, por një proces që po ndodh çdo ditë, me punë dhe besim,” deklaroi ai, duke shtuar se “Europa 2030 për Shqipërinë është destinacion, jo thjesht shpresë”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Dialogu me Serbinë sfidë e pashmangshme, objektivi mbetet njohja reciproke

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se dialogu me Serbinë …