Edi Rama: Si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri kur gënjejnë hapur, sikur bëri Top Channel

Edi Rama: Si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri kur gënjejnë hapur, sikur bëri Top Channel

Kryeministri Edi Rama  duke iu referuar një lajmi të titulluar “HAHNI DHE KAZANI”, vë përballë provën e së vërtetës per mediat, sipas te cilave, konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin Hahn nuk u transmetuan në ERTV. Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme. Më tej, kryeministri Rama pohon: “Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por, si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin Hahn nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV”. Shqipëria është zgjedhur për të zhvilluar Konferencën e BE – Ballkani Perëndimor në ditën ndërkombëtare të medias.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po e mban peng vendin për Albulena Haxhiun, rrezikohen 90 milionë nga Banka Botërore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …