Në mitingun e hapjes së fushatës të socialistëve përpara Piramidës, në Tiranë, kryetari i kësaj partie, Edi Rama ka thënë se më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, kanë fituar socialistët dhe demokratët dhe njerëzit e zakonshëm të të gjithë këtij vendi”. Rama duke komentuar marrëveshjen e arritur me kreun e opozitës, Lulzim Basha tha se shtyrja e zgjedhjeve me një javë erdhi si këmbim i kushtit për të votuar Vettingun dhe për të realizuar Reformën në Drejtësi e për të larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
