Edi Rama

Edi Rama: Statistikat flasin qartë ku ishte e ku është vendi, sot, në luftë kundër krimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me drejtuesit e policisë paraditen e së hënës, deklaroi se “statistikat flasin qartë se ku ishte dhe ku është vendi ynë” në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. “Statistikat janë në anën tonë. Flasin qartë ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt vetëm do përshkallëzohet me më shume shpifje, më shumë aktorë videosh dhe audiosh. Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetin që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Kjo pjesë nuk është puna juaj, është puna ime dhe e qeverisë, e juaja është të kundërpërgjigjeni me shumë më tepër rezultate sesa deri më sot. Nuk e di a ju ka qëlluar të shikoni disa statistika të punës së policisë ndër vite. Ka patur më shumë vrasje vitin e shkuar po është folur më pak se sa flitet sot. 40 vrasje këtë vit, 43 vjet, dyfish (84) në janar-shtator të 2013. Dhe më keq akoma në 2012. Sot 40 vrasje dhe në 2012, më shumë se sa dyfishi, por ja që sot ka nisur një kujë e zezë, që rreket të ushqejë çdo ditë popullin me idenë se krimi po bën kërdinë”, deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …