epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Edi Rama sulmon ashpër Specialen, publikon videon e avokatit të Thaçit, kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar kritikat ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj qasjes së prokurorisë në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Rama ka shpërndarë një video të avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit, ku ky i fundit kundërshton dhe rrëzon argumentet e paraqitura nga prokuroria gjatë procedurave gjyqësore. Duke e shoqëruar videon me koment, Rama ka shkruar: “Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, duke e cilësuar kështu punën e prokurorisë së Speciales si të pabazë dhe problematike. Deklarimet e Ramës pritet të nxisin reagime, pasi ato vijnë në një moment të ndjeshëm të procesit gjyqësor në Hagë dhe përfshijnë kritika direkte ndaj një mekanizmi ndërkombëtar të drejtësisë. Reagime zyrtare nga Gjykata Speciale lidhur me këtë deklaratë nuk janë bërë publike deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti prezanton Qeverinë e re dhe kabinetin “Kurti 3”: Fokus në Hagën, aleancat perëndimore, sigurinë dhe luftën kundër korrupsionit

Kryeministri i mandatuar, Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvend përbërjen e qeverisë së re pas …