leoni

Edi Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Hagë, diskutime për Ballkanin dhe Samitin e 2027-ës në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Aleancës që po zhvillohet në Hagë. Në njoftimin e bërë publik pas takimit, Rama bëri të ditur se biseda me mikun e tij të vjetër, Mark Rutte, është fokusuar në rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe në projektin strategjik të Portit të Ri të Durrësit. Porti pritet të ketë një komponent të rëndësishëm ushtarak, me ndërtimin e një terminali të posaçëm për NATO-n. Gjithashtu, dy liderët diskutuan për përgatitjet drejt Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, një ngjarje e rëndësishme që e pozicionon Shqipërinë si partnere aktive në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Einhorn: Armëpushimi Izrael-Iran një hap pozitiv, por rreziku bërthamor mbetet

Robert Einhorn, ish-këshilltar i posaçëm në Departamentin amerikan të Shtetit gjatë administratës Obama dhe pjesë …