Edi Rama zhvillon vizitë zyrtare në Doha; diskutohet bashkëpunimi dhe fluturimet e Qatar Airways drejt Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Doha, Katar, ku është takuar me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Rama bëri të ditur se gjatë vizitës është diskutuar edhe një projekt i ri në fushën e aviacionit. Ai u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, me të cilin bisedoi rreth mundësisë së hyrjes së kësaj kompanie në tregun shqiptar dhe nisjes së fluturimeve drejt Tiranës. Takimet, siç bëri të ditur Kryeministri, janë fokusuar në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Katarit, si dhe në zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët. Gjatë qëndrimit në Doha, Kryeministrin Rama e shoqërojnë Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …