Edi Rama

Edi Rama: Janë gati disa padi për shkelje të Kushtetutës nga ana e kryetarit, Ilir Meta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbylljes së seancës parlamentare, tha për gazetarët se janë gati disa padi për shkelje të Kushtetutës nga ana e kryetarit, Ilir  Meta për t’u depozituar në Gjykatën Kushtetuese. Ai komentoi rrethanat që e detyruan atë të marrë postin e ministrit të Jashtëm, pas mos-dekretimit të Gent Cakajt në këtë post nga Presidenti Meta. “Në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende, dhe në pritje të formimit të Gjykatës së re Kushtetuese, për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit, u detyrova të marr këtë vendim. “Ne kemi përgatitur padinë, në fakt duhet të jenë një numër padish në Gjykatën Kushtetuese për një sërë shkeljesh nga ana e Presidentit, por edhe për rastin konkret. Kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht, në kushtet kur Presidenti ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me traditën e asaj zyre dhe me të gjithë paraardhësit, pavarësisht se kanë qenë të një pale, apo një pale tjetër. Askush nuk e ka bërë këtë më parë”, – tha Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: AAK e gatshme të ringrihet sa herë që e kërkon atdheu

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh …