Brickos

Më shumë se 70 pjesëtarë të policisë afgane u vranë nga një sulm i talibanëve, në një bazë ushtarake afër Kabulit

Më shumë se 70 pjesëtarë të policisë afgane u vranë nga një sulm i talibanëve, në një bazë ushtarake afër Kabulit

Së paku 70 pjesëtarë të policisë afgane u vranë nga një sulm i talibanëve, në një bazë ushtarake në perëndim të Kabulit. Talibanët sulmuan bazën në provincën, Maidan Vardak të hënën. Një anëtar i këshillit të provincës, tha se sulmi la të plagosur edhe mbi 70 vetë të tjerë. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi talibanët njoftuan se kanë rinisur bisedimet për paqe me zyrtarët amerikanë. Sipas raporteve të disa medieve, në sulm u vranë mbi 120 vetë. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muxhahid, tha se grupi i tij qëndron prapa sulmit. Pas paralajmërimit për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani talebanët kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër forcave  qeveritarë, të cilat mbështeten nga Amerika dhe NATO-ja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …