Edita Tahiri

Edita Tahiri: Marrëveshja ShBA-Iran hap rrugën drejt paqes dhe stabilitetit ekonomik

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së paqes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, e cila, sipas njoftimeve, pritet të nënshkruhet të premten.

Tahiri ka vlerësuar se ky zhvillim shënon fillimin e një epoke të re të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për Lindjen e Mesme dhe Libanin, pas viteve të tëra të tensioneve dhe pasigurive në rajon.

Sipas saj, ndikimi pozitiv i kësaj marrëveshjeje pritet të reflektohet edhe në ekonominë globale. Ajo ka veçuar rihapjen e ngushticës së Hormuzit si një element me rëndësi strategjike për qarkullimin e tregtisë ndërkombëtare dhe stabilitetin e tregjeve energjetike.

Tahiri theksoi se përparimi i dialogut dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve mbeten rruga më e sigurt për garantimin e sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Ganimete Musliu: GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, …