Edita Tahiri

Edita Tahiri: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA po sjell pasoja të dukshme për Kosovën

I-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar pasoja të ndjeshme nga pezullimi i dialogut strategjik. Tahiri ka thënë se kjo situatë u reflektua edhe në takimin që presidentja Vjosa Osmani pati me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas saj, fakti që Rubio nuk bëri njoftim zyrtar për këtë takim, ndryshe nga të gjitha takimet e tjera të tij, është tregues i pasojave që tashmë po ndihen. “Po ndjehen pasojat e pezullimit të dialogut strategjik nga Amerika. Sekretari Marco Rubio ia zgjati dorën Osmanit, por nuk bëri njoftim zyrtar, ndërkohë që bëri për të gjitha takimet e tjera. Në ditët në vijim, Kosova do t’i ndjejë edhe më dëmtuese këto pasoja”, ka shkruar Tahiri. Ish-zyrtarja e lartë ka theksuar se raportet strategjike me SHBA-në mbeten jetike për Kosovën, duke paralajmëruar se çdo ftohje në këto marrëdhënie mund të ketë pasoja serioze për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …