Kryesia e PDK-së cakton, Edon Canën, kryetar të Degës në Rahovec

Edon Cana: Albin Kurti me krerët e tjerë të shtetit nuk kanë dhënë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtet-formimin e vendit

Ish-diplomati, Edon Cana,  ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për pozicionet e tij gjatë momenteve kyçe në historinë e Kosovës, duke konsideruar se ai po ecën në anën e gabuar të historisë”. Cana tha se Kurti me krerët e tjerë të shteti nuk ka dhënë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtet-formimin e vendit. Në fakt, nëse shohim historikisht, kryeministri Kurti ishte në anën e gabuar të historisë gjatë vitit 1998-1999, veçanërisht në kontekstin e Rambujesës dhe pas pavarësisë së Kosovës, në krijimin e një imazhi se gjithçka është shkatërruar në 20 vite në Kosovë. Edon Cana saktësoi se në  krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje, partitë tradicionale si PDK dhe LDK kanë punuar për interesin kombëtar të Kosovës, edhe pse kanë pasur mospajtime politike. Ai veçoi  kontributin e tyre në negociatat ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave nacionale në periudhën pasluftës. Lëvizja Vetëvendosje ka  mungesë  koordinimit me aleatët dhe për promovimin e një diskursi antiamerikan gjatë një periudhe të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Rrezarta Krasniqi: Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian …