Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph kritikon ashpër Albin Kurtin

Eksperti amerikan për politikë të jashtme, Edward Joseph, bashkëpunëtor i lartë në Institutin “Johns Hopkins”, ka reaguar sërish me kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka qenë “figurë penguese dhe shkatërruese” edhe gjatë administratës së presidentit amerikan Joe Biden, duke theksuar se veprimet e tij kanë shkaktuar shqetësim të vazhdueshëm në Washington. Deklaratat e Joseph vijnë pas një seance të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ai, së bashku me ekspertët Luka Coffey dhe Max Primorac, u përgjigjën pozitivisht pyetjes së kongresmenit Keith Self se “a e shohin burokratët e Departamentit të Shtetit qasjen e Kurtit si penguese”. Joseph tha se edhe përkundër mbështetjes së madhe nga administrata Biden dhe një ambasade amerikane “shumë miqësore”, Kurti ka vazhduar me veprime të pakoordinuara dhe provokuese. “Kurti ishte pengues, edhe kur SHBA-të ishin mbështetëse. Ai ndërmori akte provokuese që mund të justifikohen si përpjekje për të shtypur institucionet serbe, por mënyra ishte e gabuar – pa koordinim dhe pa synuar ndërtimin e besimit me komunitetin serb”, u shpreh Joseph. Ai shtoi se Kurti ka devijuar nga premtimet e tij të hershme ndaj qytetarëve serbë. “Para se të bëhej kryeministër, Kurti u tha serbëve se nuk kishin pse të kishin frikë, sepse ata nuk i kishin bërë asgjë. Tani ai u ka bërë diçka atyre”, theksoi Joseph, duke e cilësuar Kurtin “figurë shkatërruese”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Fetoshi: Rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës

Drejtori i institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka tërhequr vërejtjen se rritja e buxhetit të BIA …