Diaspora konsiderohet si një nga aktorët kryesorë në ruajtjen e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë. Remitancat kalojnë shifrën prej 1.4 miliardë eurosh të cilat injektohen në funksionimin e ekonomisë dhe që është një infuzion i rëndësishëm socio-ekonomik, megjithëse për fat të keq 85% e tyre janë ende të orientuara drejt konsumit dhe pasurive të paluajtshme pa një strategji të qartë zhvillimi në një sektor të caktuar. Rritja e çmimeve dëmton shumë mirëqenien e qytetarëve, duke rritur kështu koston e jetesës dhe duke rënduar buxhetin familjar tashmë të varfër, veçanërisht të kategorive sociale, me mbi 23% mesatarisht dhe mbi 50% për shportën bazë të konsumit. Përveç krizës së çmimeve, qytetarët po përballen edhe me një krizë energjitike e cila lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e tyre, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë inflacioni, duke marrë parasysh nevojën thelbësore që kanë, veçanërisht rritjen prej 16% të çmimit të energjisë për përdorim familjar për të përmbushur nevojat themelore dhe 200% për bizneset. Sinergjia e këtyre dy problemeve ka prodhuar një krizë të njohur si kriza e kostos së jetesës

Egzon Kastrati: Diaspora “Sociale-ekonomike”
Për qytetarët e cila është e pazgjidhur për qeverinë pavarësisht arsyetimeve dogmave pa plane konkrete, pa strategji e rrjedhimisht edhe pa zgjidhje. Diaspora mbetet infuzioni më i rëndësishëm ekonomik e jo për Kosovën sepse të gjitha faturat e paftësisë sonë, gjithmonë i kanë paguar ata e kjo do të ndodh edhe tani. Trendi i madh i ardhjës se diaspores jo vetëm qe do të injektojë milionë euro në ekonominë vendore me ndikim direkt përmirëson mirëqënien sociale të rënduar dhe infuzion i rëndësishëm për bizneset që operojnë në një situatë të rënduar ekonomike si pasojë e rënies së kërkesës agregate në shumë sektorë për shkak të rritjes se çmimeve të të mirave bazike dhe rritjes se tendencës margjinale të të ardhurave në konsum, por do të jetë ajo “freskia ” qe do të na mbajë te fresket në këto ditë të nxehta në të gjitha aspektet shoqërore.