Ejup Maqedonci falënderon veteranët amerikanë për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve Amerikanë të Luftërave të Huaja (VFW), duke përfshirë Carol Whitmore, Komandante Nacionale e VFW-së, dhe Ryan Gallucci, drejtor ekzekutiv i Zyrës së Uashingtonit të organizatës. Gjatë takimit, Maqedonci theksoi lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, sakrificë dhe partneritet strategjik. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për shërbimin dhe kontributin e veteranëve amerikanë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj vendit. “Shpreha mirënjohjen time të thellë për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të veteranëve amerikanë ndaj Kosovës”, shkroi Maqedonci.  Takimi synoi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe riafirmimin e mbështetjes së SHBA-së ndaj forcave të sigurisë dhe veteranëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nga “koalicioni i shpresës” në “boshtin e së keqes”, kritika të ashpra për Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj përplasjes politike mes …