Ejup Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia po synon të minojë shtetësinë e Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për transmetuesin polak TVP World ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte “e drejtë dhe e pastër”. Ai u shpreh se akuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së përfaqësojnë përpjekjen e Serbisë për të minuar shtetësinë e Kosovës dhe për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e intervenimit të NATO-s, që ndali gjenocidin serb në Kosovë. “Serbia po vazhdon të mbajë qasje hegjemoniste ndaj Kosovës dhe vendeve fqinje, duke zhvilluar luftë hibride dhe duke strehuar e mos dorëzuar pjesëtarët e grupit paramilitar që tentoi aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe kreu akte terroriste kundër institucioneve tona,” tha Maqedonci. Ministri foli edhe për luftën në Ukrainë, duke nënvizuar mbështetjen që Kosova i ka dhënë dhe po i jep popullit ukrainas në përballjen me agresionin rus. Ai gjithashtu theksoi investimet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s, duke siguruar ndërveprueshmëri me aleatët dhe duke përgatitur vendin për anëtarësim në NATO. Në fund, Maqedonci theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e vlerave demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …