Ejup Maqedonci: Prioritet edukimi i ushtarakëve dhe investimeve në ngritjen profesionale të FSK-së

Edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes. Njëqind e katër kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në ShBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri.

Krahas shkollimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve.

Gjashtëdhjetë e gjashtë ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (US Army War College), ndërsa gjashtëdhjetë e pesë të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së.

Forca jonë po ndërtohet, zhvillohet e avancohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s, maksimalisht të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat e vendeve partnere dhe aleate të NATO-s.

Vazhdojmë  me vendosmëri të plotë, angazhim vetëmohues dhe përkushtim maksimal drejt përmbushjes së objektivit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …