Ejup Maqedonci: Prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë edhe mbrojtja ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka theksuar se prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës do të jetë edhe mbrojtja ajrore. Ai ka thënë se Kosova ka adresuar kërkesën te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë për Ekonomia Online se Kosova po punon edhe në zhvillimin e njësive të reja dhe në përshtatjen e kapaciteteve mbrojtëse me situatën aktuale të sigurisë. “Pra, ne këto ndryshime që po i bëjmë edhe bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, këtu rritjen e numrit të armëve, po mendoj, shumëfishimin e llojeve të armëve, rritjen e njësive të reja, sepse kemi dy njësi të reja që tashmë janë shumë operacionale, siç janë njësia për operacione speciale dhe njësia për fluturake të papilotë, që janë njësi që s’kanë qenë të planifikuara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, janë bërë duke, analizuar situatën aktuale dhe nevojat që ka Kosova për mbrojtje” ka theksuar mes tjerash, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet kryetarit të Mitrovicës: “Çështjen tënde ia kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale”

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj kryetarit të GUXO-s, …