Ekonomistët e kanë quajtur të gabuar mënyrën që ka zgjedhur Qeveria Kurti për tu përballur me krizën ekonomike. Ata kanë thënë se shpërndarja e pakova nga Qeveria, është e gabueshme dhe në vend të kësaj, ajo do të duhej të gjejë masa afatgjata. Duke folur për inflacionin në Kosovë, profesori universitar, Safet Gërxhaliu ka thënë se Qytetarët e Kosovës i ka kapluar një panik e cila e ka humbur shpresën se këtu do të bëhet mirë. “Debati parlamentar dhe raporti pozitë-opozita, është një indikator kyç që po e shqetëson qytetarin, dhe vet fakti që vetëm debatohet dhe nuk ka strategji dalëse afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, është brenga e tjetër, ku qytetarët e Kosovës të vetmen zgjidhje po e shohin ikjen” ka tërhequr vërejtjen, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				