Mehmet Musa: Enver Hoxha diell epoke! (16.X.1908— nuk vdes kurrë!!! I

Nëpër shekuj kënga e popullit: Këngët më të frymëzuara për Enverin, asnjë këngë kundër tij, as pas vdekjes

Populli dikur i këndoi edhe Ahmet Zogut por nuk i kurseu  as këngët për tradhtinë e tij e të tradhtarëve të tjerë si Esad Pashë Toptani,  Ceno beg Kryeziu e të tjerë. Dikujt i duket paradoks, mua më duket se morali dhe ndërgjegjja e kombit, nga ku lindin edhe këngëtarët, kurrë nuk e tradhtojnë vetveten, sepse matjen e të mirave e të këqijave e bëjnë me kandarin e së vërtetës e të arsyes, jo me atë të politikës ditore.

Ishte dikur koha kur të gjithë i kënduan socializmit e Enver Hoxhës, ndërsa në trojet e mbetura nën Jugosllavinë, Enverit i këndonin diku hapur e diku fshehtas, por edhe në trojet e pushtuara, disa  këngëtarë i  kënduan Marshall Titos e Fadil Hoxhës. Madje disa kënduan edhe këngë mushke shqip-serbisht.  Këngët të tilla gjeni kudo në Youtube.

Do të përpiqem, si çdo herë me gjuhën e fakteve e argumenteve të ndriçoj këtë fenomen.

Socializmi në Shqipëri, që në vitet e para të konsolidimit,  solli përmbysjen epokës së robërisë qindravjeçare. Solli, liri, barazi, drejtësi, arsimin për të gjithë, shëndetësi për të gjithë, bukë për të gjithë, punë për të gjithë, elektrifikim, asfaltim, bonifikim, kooperativa, pesëfishoi  tokën e punuar, ndërtoi fabrika e spitale, pallate e komplekse banimi, sheshe e gjelbërim në çdo qytet, ndërtoi  e ura e sera, zhvilloi armatën për mbrojtjen të çdo pëllëmbe të atdheut, zhvilloi kulturën popullore, pse jo edhe atë socialiste, në kohën kur socializmi ishte përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve të botës, dhe për herë të parë në historinë e saj e çliroi femrën nga vargojnë e robërisë shekullore, dokesore e fetare dhe i dha të gjitha të drejtat që i takojnë si qenie, madje edhe më shumë…

Si do të mund të anashkalohej kënga për ndërtimin  e jetës së re, për tharjen e kënetave e moçaleve, për ndërtimin e  rrugëve e hekurudhave, për kthesën më të madhe që ishte arritur në historinë kombëtare. Si do të mund të anashkalohej kënga për kreatorin e Shqipërisë Socialiste, i cili me të drejtë konsiderohej prijës i të gjithë shqiptarëve. Si do të mund të mos i këndohej Enver Hoxhës, partisë, pushtetit popullor, dëshmorëve të atdheut, heronjve të punës,  dhe të arriturave, të cilat në krahasim me të kaluarën sterrë të zezë, ishin  kolosale, dhe ishin arritur me djersën e të gjithë shqiptarëve, për ata vetë, për familjet e tyre, për Shtetin, për Shqipërinë.

Këto dhe qindra fakte të tjera për të mirë, nuk kanë si të mohohen, ashtu sikur nuk mund të mohohen as disa nga të ligat e të këqijat, mbështetur në aspektin ideologjik,  por në rastin konkret ishte aplikuar ligji i së drejtës shekullore shqiptare: E mira e përbashkët i paravihet dëmit të veçantë. Dhe ashtu kishte ndodhur.

Andaj kënga për Enverin ishte kënga e këngëve, që nuk këndohej nga zori sikur konstatojnë deledashët e sotëm, duke logjikuar sipas së sotmes, duke sulmuar të kaluarën 45-vjeçare socialiste, sepse e ata e prindërit e tyre, në kohën e Luftës së Dytë Botërore  ishin gjetur në anën e humbësve, në anën e pushtuesve.

Po pse i këndohet edhe sot Enverit, pse nuk ka një këngë të vetme ky fyhet, përçmohet apo  stigmatizohet Enveri, sikur në këngët për tradhtinë e  Ahmet Zogut, Esat Pashës, mercenarëve, bajraktarëve të tjerë.

Është me të vërtetë paradoksale, që aq  shumë është hedhur e hidhet  baltë mbi figurën  e Enver hoxhës nga bijtë e mercenarëve, fashistë e nazistë, sa të mos jetë gjetur një rapsod në veri të këndojë këngë kundër regjimit. Ndonjë këngë satirike edhe këndohet, ndonjë këngë për të perskutuarit nga regjimi i Enverit edhe gjendet, por këngë për “tradhtinë” e Enver Hoxhës, për “diktatorin” Enver, vështirë se gjendet, të paktën jo nga  garda e këngëtarëve e këngëtareve të njohura, nga ndonjë këngëtaruc fshati apo të ndonjë lokali  nate a “kafiqi”, edhe gjendet.

Pse ndodh kështu?

Tradita dokesore shqiptare, morali dhe ndërgjegjja kombëtare janë shprehje e unitetit dhe kompaktësisë shpirtërore, pavarësisht asaj territoriale, të ndarë në shtete e regjime.

Në Kosovë dhe në trojet  shqiptare nën Jugosllavi,  kënga për Enver Hoxhën, këngët për Shqipërisë Socialiste  kanë qenë të ndaluara, jo vetëm për t u kënduar por edhe për t u dëgjuar  nga Radio-Tirana, Radio Kukësi, Radio-Shkodra, Radio-Gjirokastra e të tjera. Për “delikte” të tilla, në ligjin jugosllav  parashihej dënim për kundërvajtje deri në dy muaj burg, ose burg me të holla. Nuk kanë qenë të pakët këngëtarët që janë dënuar me burg, ose me të holla, kur janë denoncuar për këndimin e këngëve të tilla. Dhe sikur e do logjika e disa gjerave, pikërisht ato  që ndalohen, apo që konsiderohen “molla të ndalura”, ato preferohen më shumë, kështu ndodhi edhe me këngët asokohe. Mbase edhe kështu mund të ketë ndodhur,  por e vërteta qëndron në faktin se një pjesë e  inteligjencës  kombëtare e politike në Kosovë, kishte ideal Shqipërinë e Enver Hoxhës, çlirimin e trojeve të pushtuara nga ish RSFJ dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë.

Lëvizja e Fshehtë Atdhetare prej NDSH-së e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur ideal Shqipërinë dhe Enverin, madje edhe pas vdekjes së tij, madje edhe sot e kësaj dite. Duket paradoksale por vetë kreu i NDSH-së, Ajet Gërguri kur ishte pyetur në hetuesi se cilës ushtri i përkiste ai kishte thënë, Ushtrisë Kombëtare shqiptare, ndërsa kur ishte pyetur se a do të luftonte kundër Ushtrisë  së Enver Hoshës, ai kishte mohuar kategorikisht.

Lëvizja  e Fshehtë Atdhetare e viteve 60-90-të e shekullit të kaluar ishte krejtësisht e majtë për nga baza ideologjike dhe si e tillë nuk mund të mos ishte enveriste, përderisa edhe kursi zyrtar jugosllav ishte i majtë, por titist.

Në dilemën me Titon apo me Enverin ndaheshin shqiptarët.

Lëvizja për Çlirim dhe Bashkim unanimisht, me ndonjë përjashtim individual krejt të parëndësishëm ishte me Enverin dhe Shqipërinë, ndërsa krahu politik, zyrtar,  mbështetej në programin e  Lidhjes Komuniste Jugosllave, por nuk kanë qenë pak në numër kuadrot e larta drejtuese, të cilat me mendje ishin me Shqipërinë e Enverin, andaj regjimi i Beogradit me të drejtë i konsideronte oportunistë.  Dihet se në fillim të viteve 90-të kur filloi edhe pezullimi i autonomisë së Kosovës,  shumë kuadro shqiptare i dorëzuan triskat e partisë dhe këtë ngjarje e konsideruan si njëlloj “revolucioni”, paqësor.

Ata që dikur ishin me Titon u tubuan rreth Ibrahim Rugovës dhe formuan Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk di nëse Rugova e kishte dorëzuar apo jo triskën e partisë publikisht, por ndarja nga jugosllavizimi i mëtejmë mori fund me pezullimin e autonomisë, në vitin 1989 nga regjimi i Millosheviqit.

Ata që kishin qenë dhe kishin mbetur me Enverin formuan  grupe e parti të majta, gjithnjë në platformë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Ideali  për Shqipërinë për bashkimin ishte orientimi në rrugën e vetme drejt  lirisë, me moton ecim para vëlla, kthim prapa nuk ka,  pavarësisht çmimit që duhej të paguhej…

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …