Ekrem Krasniqi:

Ekrem Krasniqi: I çuditshmi, arroganti e narcisti: Edi Rama

Edi Rama po nënshkruan gjithçka që i propozoi deri më tash Aleksandar Vuçiçi, ndërsa i tha JO propozimit të Albin Kurtit për SEFTA.  E quajtën Mini-Schengen së pari, e sot ia ndërruan emrin në « Ballkani i Hapur » edhe pse në të ndodhen vetëm 3 shtete e nuk ndodhen Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi.  Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës, pos t’ia nënshkruajë Vuçiçit në të ardhmen edhe një federatë apo konfederatë, një shtet të përbashkët midis Serbisë dhe Shqipërisë.  Me këtë njeri të çuditshëm në krye të Shqipërisë, gjithçka është e mundur në emër të Shqipërisë.  Në vitin 1945, serbët i patën propozuar Shqipërisë që të bëhet pjesë e Jugosllavisë…  Shpresoj që Vuçiçi nuk e ka në plan një ide të këtillë, sepse Rama mund të na befasoi me vendimin e tij, siç na befasoi deri më tash.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe …