Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

KMDLNJ: Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon te ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas takimit të mbajtur në mes të  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shkup. Ky këshill ka thënë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal, por fillimisht të sqarohet e kaluara me viktimat e krimeve serbe. “Republika e Kosovës nuk ka interes të mbyllet hermetikisht dhe nuk e bënë këtë, por  krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka pësuar shumë në luftën e fundit prandaj e ka të pamundur ta tejkalojë këtë çështje pa u sqaruar e kaluara e që Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon te ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë dhe fajësinë shumë konkrete për krimet e kryera në Kosovë: krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, deri në gjenocid”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …