leoni

Ekspertët e ekonomisë kanë alarmuar mbi pasojat që do t’i ketë Kosova për shkak të gjendjes së rëndë në sektorin e energjisë

Ekspertët e ekonomisë kanë alarmuar mbi pasojat që do t’i ketë Kosova për shkak të gjendjes së rëndë në sektorin e energjisë. Ata kanë thënë se përkundër faktit që Kosova është ndër vendet më të pasura në Evropë për rezervat e thëngjillit, por çuditërisht importon energji. Duke folur për këtë çështje, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë për Ekonomia Online se sektori i energjetikës duhet të depolitizohet sepse, sot është në duar shumë më tepër të politikës dhe të tregtarëve sesa të interesit të shtetit, qytetarëve dhe biznesit. “Ne tani jemi në një fazë kur edhe gjatë muajve të verës importojmë energji, me vlerë deri në 600 mijë euro në ditë dhe rreth 50 mijë euro paguhen vetëm për transport. Nga janari do të jemi pjesë e miratimit të një rregullore të BE-së për taksën e karbonit. E tëra kjo, dashur e pa dashur, do të ndikojë në ngritjen e çmimit” ka paralajmëruar eksperti, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Muslia ka drejtuar kritika të shumta …