Adem Breznica: Leposaviçi “serb” në fakt është LABosi shqiptar

Ekspertët e sigurisë kanë ngritur alarmin për rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset Kosovës

Duke paraqitur mendimet e tyre për sulmin terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit në pjesën veriore të vendit, njohësit e fushës së sigurisë kanë alarmuar për rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset Kosovës. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka thënë se gjendja në veri është vazhdim i luftës hibride ndaj Kosovës të udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Aspekti i ekstremisteve serb në krye me Vuçiq, pra presidentin të një vendi fqinjë është që ta destabilizojnë Kosovë dhe ta bëjnë shtet jo funksional duke prodhuar çdo herë edhe forma të tilla, është një vazhdim i luftës hibride të Vuçiq në Kosovë. Ai e bënë këtë sepse dëshiron që ta mbaj në aktualitet pjesën e veriut të Kosovës për ta shkëputur me të gjitha format duke u munduar që të krijoj realitete të reja” ka tërhequr vërejtjen, njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se kërcënimet e fundit, përfshirë sulmet ndaj infrastrukturës kritike, janë një strategji politike e Beogradit për të ruajtur ndikimin mbi serbët në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …