Ekspertët kritikojnë rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve: Kurti po shkel ligjin, bizneset s’e përballojnë

Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar rritjen e pagës minimale në 500 euro. Ironikisht, një propozim i tillë para vetëm dy vitesh ishte quajtur “propozim tallës dhe i pamundur” nga ministri i tij i Financave, një qëndrim që sot duket se është përmbysur vetëm pak ditë para votimeve. Sipas organizatave të shoqërisë civile, ky vendim jo vetëm që është jo kushtetues, por përbën shkelje të drejtpërdrejtë të procedurave ligjore. Ekonomisti Safet Gërxheliu deklaroi se Qeveria është dashur, sipas ligjit, të konsultojë sektorin privat para marrjes së një vendimi kaq të rëndësishëm, por një proces i tillë nuk ka ndodhur. Ai paralajmëroi se rritja e menjëhershme dhe e pa konsultuar e pagës minimale do të godasë bizneset, të cilat tashmë po përballen me presione të rënda financiare, duke çuar në shkurtim të stafit dhe rrezikim të vendeve të punës. “Ky është vendim i papërgjegjshëm dhe i papërballueshëm për kompanitë private. Mund të sjellë reduktime masive të fuqisë punëtore,” paralajmëroi Gërxheliu. Ky zhvillim po shihet si një lëvizje populiste e Qeverisë Kurti në fund të mandatit, me kosto të lartë për ekonominë dhe ligjshmërinë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së përshëndesin vendimin për lirimin me kusht të Isni Kilajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës speciale për …