Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me diskriminim sistematik

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik. Ai përmend mungesën e përfaqësimit të drejtë në institucione, pasivizimin administrativ, investimet e pamjaftueshme, mosnjohjen e diplomave, politikat e centralizuara dhe presionin mbi të drejtat civile, kombëtare dhe socio-ekonomike. Kamberi tha se edhe, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, rikujtohen vlerat universale mbi të cilat ndërtohen shoqëritë demokratike, por që për shqiptarët e Luginës mbeten ende të parealizuara plotësisht. Ai shtoi se kjo ditë është një kujtesë për betimin e përditshëm të komunitetit që të mos heqë dorë nga kërkimi i të drejtave dhe barazisë, duke përdorur mjete demokratike dhe duke bashkuar zërin e tyre për të avancuar drejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …