Ekspertët ndërkombëtarë: Shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është bërë në përputhje me ligjet

Ekspertët ndërkombëtarë: Shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është bërë në përputhje me ligjet

Tre ekspertët ndërkombëtarë të komisionit ad-hoc, të cilët për dy javë kanë takuar të gjithë përfaqësuesit politikë, ekspertët vendorë dhe banorët e zonës kufitare, kanë deklaruar se “shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është bërë në përputhje të plotë me ligjet dhe konventat ndërkombëtare dhe Kosova nuk ka humbur territor.   “Pas hulumtimit tonë konstatuam që Komisioni Shtetëror i Kosovës ka patur një bazë të fortë ligjore dhe për shkak të këtij fakti ne kemi vlerësuar se nga aspekti ligjor, procesi i punës së komisionit ka qenë i vlefshëm”, ka deklaruar eksperti amerikan Fletcher M. Burton.. “Ftoj institucionet e Kosovës dhe spektrin politik që të reflektojnë dhe t’i marrin parasysh këto vlerësime dhe rekomandime”, ka deklaruar Jahjaga.  Tre ekspertët ndërkombëtarë për demarkacionin, amerikani Burton, gjermani Herbert Wilmes dhe britaniku Fred Newton u angazhuan për të adresuar shqetësimet e ngritura nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe banorët e zonës kufitare.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …