Ekspertët vlerësojnë vendinim e Gjykates Kushtetuese

Ekspertët kanë vlerësuar vendinim e Gjykates Kushtetuese për shfuqizimin e Ligji për Konfiskimin e Pasurisë. Ata kanë vlerësuar se në seancën e 5 dhjetorit të vitit 2024, në Kuvend ishin miratuar disa projektligje por që ishin shkelur nenet kushtetuese që rregullojnë formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit. “Mendoj që ka dhënë një mesazh të qartë edhe për të ardhmen që çdo proces legjistativ, çdo nismë legjistative që procedohet në Kuvend duhet të procedohet sipas rregullave dhe procedurave të parapara parlamentare dhe asesi që këto procedura të procedohen me nguti”, ka deklaruar  Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës. “Prej aspekteve të cilat konsideroj ka qenë kyqe anti-kushtetuse është për faktin që nuk mund të zhvillohen njëkohësisht dy procedura edhe procedura penale edhe procedura civile. Konsideroj se mënyra e themelimit të këtij organizmi, përkatësisht të këtij Agjencionit është në kundështim me Kushtetutën dhe Ligjin, sepse në këtë rast kjo themelohet nga Qeveria dhe me votën e shumicës parlamentare, e cila mund të ndikojë në pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni” ka theksuar avokati, Asdren Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Heronjtë që nuk vdesin kurrë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka përkujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin e …