leoni

Elisa Spiropali

Elisa Spiropali ka ironizuar përgjigjen e Berishës për shpalljen e tij Non Grata edhe nga Britania e Madhe

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali edhe kësaj radhe ka ironizuar përgjigjen e Sali Berishës për shpalljen Non Grata edhe nga Britania e Madhe, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, Sali Berisha, Nona e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit që kanë ndodhur në Shqipëri, goja më e shthurur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp! Ka shkruar në një postim të saj, Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Eraldo Xhelili: Administrata Publike dhe e vërteta që mund të të kushtojë vendin e punës

Eraldo Xhelili: Administrata Publike dhe e vërteta që mund të të kushtojë vendin e punës

Nuk dua të flas për aferat dhe tenderat milionësh që zhvillohen nën dritën e diellit, …