Elisa Spiropali takon Richard Grenellin në Nju-Jork: Aleanca me SHBA mbetet objektiv strategjik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në takim, ku morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të jashtëm nga rajoni, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Spiropali theksoi se “fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”. Ajo shtoi se gjatë bisedës u rikonfirmua aleanca e palëkundur e Shqipërisë me SHBA, të cilën e cilësoi si objektivin kryesor strategjik të politikës së jashtme të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …