leoni

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha kritikon institucionet për heshtjen ndaj Speciales

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, nga platforma “Liria ka emër”, ka kritikuar ashpër institucionet e vendit për qasjen e tyre ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar si të papërgjegjshme dhe të pafuqishme në mbrojtjen e qytetarëve të vet që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Hoxha tha se raporti i Kosovës me këtë institucion është shoqëruar me mungesë transparence, llogaridhënie dhe mbështetje institucionale, që nga themelimi i tij. Ajo theksoi se seancat informuese nga Dhomat e Specializuara kanë qenë “formale, pa hapësirë për pyetje dhe pa mundësi për dialog real me publikun”. “Janë dashur individë, PDK-ja dhe fondacione të ndryshme që të ndërhyjnë për të ndihmuar procesin e mbrojtjes,” tha ajo, duke e cilësuar si të papranueshme faktin që Komisionit për të Drejtat e Njeriut i ishte ndaluar vizita në Hagë për të vëzhguar kushtet e të paraburgosurve. Ajo shtoi se “shteti i Kosovës ka dështuar të sigurojë ndihmën juridike dhe financiare që iu takon qytetarëve të tij”. Ajo angazhim institucional dhe përkrahje më të madhe publike për të akuzuarit, duke theksuar se heshtja zyrtare dhe mungesa e reagimit janë duke rrezikuar jo vetëm të drejtat e individëve, por edhe narrativën historike të luftës për liri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bllokada vazhdon: Kuvendi dështon të konstituohet për herën e 47-të

Ngërçi politik në Kosovë po thellohet, teksa për herën e 47-të me radhë ka dështuar …