Rëndohet situata me vërshimet në disa vende të Kosovës pas ​reshjeve të orëve të fundit

Eliza Hoxha reagon pas vërshimeve: Mjedisi dhe menaxhimi i resurseve nuk janë prioritet shtetëror

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë disa zona të vendit, duke theksuar se situata e krijuar është pasojë e neglizhencës së vazhdueshme institucionale ndaj mjedisit, planifikimit hapësinor dhe menaxhimit të resurseve natyrore. Përmes një reagimi publik, Hoxha ka vlerësuar se pamjet nga terreni shpërfaqin dy probleme thelbësore në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës: mungesën e prioritizimit të çështjeve mjedisore dhe dështimin në menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive natyrore. Sipas saj, institucionet vazhdojnë të merren vetëm me pasojat, duke mos adresuar shkaqet rrënjësore të problemeve. Deputetja ka rikujtuar se vërshime të ngjashme kanë ndodhur edhe dy vite më parë në disa komuna të Kosovës, ndërsa barra e dëmeve u mbeti qytetarëve dhe pushtetit lokal, pa mbështetje të mjaftueshme nga Qeveria qendrore. Hoxha ka ngritur një sërë pyetjesh kritike lidhur me mënyrën e ndërtimit dhe infrastrukturën publike, duke përmendur mungesën e sistemeve të duhura të drenazhimit në rrugë, rregullimin joadekuat të shtretërve të lumenjve pa breza sigurie, mungesën e mbikëqyrjes në zonat ku nxirret zhavorri, si dhe problemet me nënkalimet rrugore që nuk kanë sisteme për ujërat atmosferike.  Ajo ka bërë thirrje për reflektim institucional dhe shoqëror, duke theksuar se vetëm qasja parandaluese dhe respekti ndaj mjedisit mund të shmangin kriza të ngjashme në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …