Elmi Reçica dhe disa deputetë të tjerë bënë homazhe në Ditë-rënien e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”

Elmi Reçica dhe disa deputetë të tjerë bënë homazhe në Ditë-rënien e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë dhe bashkëluftëtarë ka bërë homazhe me rastin e 10 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot bëmë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, me rastin e 10 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 ”Agim Bajrami” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit dita e rënies në altarin e lirisë së komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve të tij dëshmorëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj. Me këtë rast, u mbajt akademi përkujtimore dhe në fjalën time theksova faktin se popullit tonë asnjëherë nuk i kanë munguar përpjekjet për të realizuar lirinë, dhe kjo liri erdhi pikërisht më 12 Qershor të vitit 1999, falë gjakut të dëshmorëve të UÇK-së dhe mbështetjes së pakursyer të popullit tonë, që Kosova sot të jetë e lirë dhe e Pavarur. Dy komandantët e Brigadës 162 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi, ranë heroikisht dëshmorë në vijën e parë të frontit, dhe kjo e dëshmon më së miri se komandantët e UÇK-së ishin në vija të para të frontit, ku edhe dhanë jetën për lirinë dhe Pavarësinë që ne e gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin, Albin Kurti

Haki Abazi akuzon Kurtin për krizë politike: “Po e dënon vendin se nuk mori 500 mijë vota”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe tani anëtar i AAK-së, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin …